Protesta kundër Bollanos, dy të rinjtë të pafajshëm
Autori i Lajmit: red.
Shpallen të pajafshëm dy të rinjtë që protestuan me flamur shqiptar kundër Vasil Bollanos e Spiro Kserës disa muaj më parë. Procesi maratonë, i shoqëruar jo vetëm me shqyrtimin e akteve procedurale, por dhe me protesta e mbështetje të gjithë shoqërisë civile ndaj dy të rinjve, është mbyllur dje. Gjykata e Gjirokastrës ka pushuar çështjen në ngarkim të dy djemve nga Tepelena, të cilët janë arrestuar muaj më parë për shkak të protestës patriotike kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili janë shpallur të pafajshëm nga gjykata, duke e pushuar çështjen. Ata u arrestuan sepse organizuan një tubim paqësor kundër Vasil Bollanos dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, të njohur për qëndrimet e tyre antishqiptare. Edhe çamët mbështetën protestën e të rinjve, duke i kërkuar Gjykatës që t i shpallte të pafajshëm.
Vendimi
Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka marrë vendimin për shpalljen si të pafajshëm të dy të rinjve nga Tepelena, të cilët organizuan pak muaj më parë protestën paqësore kundër kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Burime nga organi i akuzës së rrethit jugor bëjnë të ditur se gjykata vendosi që ta pushojë çështjen ndaj dy të rinjve nga fshati Toç i Tepelenës, me të cilët u bashkuan dhe i përkrahën edhe politikanë e forca politike të ndryshme. Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, pak muaj më parë organizuan një protestë në fshatin e tyre kundër prefektit të zonës, Spiro Ksera, dhe kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano. Akuza ndaj tyre u cilësua si “tubim i paligjshëm dhe thyerje e neneve në fuqi për organizimin e protestave”. Por sipas gjykatësit Shkëlqim Mustafa, protesta e tyre është cilësuar në fund si e ligjshme.
Protesta
Banorët e fshatit Toç akuzuan Spiro Kserën, prefektin e Gjirokastrës, për pjesëmarrjen në festën greke në Konicë, kurse Vasil Bollanon për veprimet antishqiptare të viteve të fundit. Thirrjet e hedhura në tubim kanë qenë: "Shqipëria është e shqiptarëve", "Shqipëria nuk është Greqi", të cilat sollën dhe ndalimin e dy të rinjve, për tubim dhe thirrje nacionaliste. Dhjetëra protestues kanë qenë në shesh për rreth një orë, duke kërkuar mbështetje për dy të rinjtë dhe lirimin e tyre nga akuza e ngritur nga Prokuroria. Banorët e zonës që janë mbledhur në protesta, kanë kërkuar të mbyllet menjëherë ky gjyq i turpshëm ndaj dy të rinjve, që nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveçse kanë mbrojtur kombin dhe dinjitetin e tij. Përveç flamujve shqiptarë që valëviteshin kudo, protestuesit kanë mbajtur në duar edhe flamurin grek mbi të cilin ishte shkruar emri i kryebashkiakut të Himarës, njëkohësisht kryetari i shoqatës "OMONIA", Vasil Bollano, si dhe flamurin serb mbi të cilin ishte shkruar emri i prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Në fund të protestës, pjesëmarrësit kanë hedhur në shesh dhe kanë shkelur flamurin grek, ndërsa kanë qenë të gjithë pjesë e seancës gjyqësore ndaj dy të rinjve nga fshati Toç.
03 qershor 2008
Kërkesat për autonomi të të ashtuquajturit “Vorio Epir” nga prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera dhe kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, kanë hasur në protestat paqësore të banorëve të fshatit Toç në Tepelenë. Rreth 80 njerëz, kryesisht të rinj, janë grumbulluar në fshat me parulla në duar ku shkruhej se Shqipëria është e shqiptarëve, jo e grekëve dhe se prefekti Spiro Ksera duhet të largohet nga posti që mban. Protestuesit kanë kërkuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, dhe Presidenti Bamir Topi shkarkimin e menjëhershëm të prefektit të Gjirokastrës. Por jo vetëm kaq, ata kanë kërkuar edhe fillimin e ndjekjes penale për të, por dhe kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Mësohet se protestuesit nga fshati Toç kanë dalë në rrugën që lidh Fierin me Tepelenën, duke e bllokuar atë për disa minuta. Për parullat antishqiptare, policia e Himarës 2 muaj më parë pati shoqëruar 2 të rinj, të cilët më pas u lanë të lirë, por që deklaruan se ishin keqtrajtuar. Menjëherë, nga Drejtoria e Policisë së Vlorës kanë shkuar oficerët e SHKB-së, për të verifikuar pretendimin e tyre, si dhe përfaqësues të prokurorisë së rrethit. Por, sapo policët kanë marrë denoncimin e dy të rinjve dhe u kanë dhënë letrën që të kryenin ekzaminim mjekoligjor, ata janë qëlluar. Kaq është dashur dhe gjakrat janë nxehur. Sipas policisë, turma njerëzish nga Himara, së bashku me kryebashkiakun Bollano janë grumbulluar në sheshin kryesor dhe më pas kanë shkuar drejt postës së policisë, të cilën e kanë qëlluar me gurë.
21 dhjetor 2008
Shpërndahen në të gjithë qytetin thirrjet pa autor, të cilat kërkojnë sensibilizimin e shqiptarëve për të dalë në mbrojtje të identitetit të tyre. Me një gjuhë të ashpër nacionaliste, autorët anonimë të thirrjes kërkojnë që të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, të ngrihen për të mbrojtur atë që e kanë cilësuar “troje të mbrojtura me gjak e me shpirt”. Në fund të thirrjes kërkohen madje edhe firmat në mënyrë që të shkarkohet kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i emërtuar në këtë thirrje si vrasësi i Himarës dhe i gjithë shqiptarisë.
Gjashtë shoqata kanë mbështetur dy të rinjtë që protestuan kundër kryebashkiakut të Himarës.
23 dhjetor 2008
Greqia pritej të nënshkruante MSA-në me Shqipërinë, Tepelena përfshihet nga protesta nacionaliste. Një sërë shoqatash i bashkohen aktit të dy të rinjve nga fshati Toç, të cilët u ngritën kundër Omonias dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre nga të gjitha akuzat. Flamuri grek shkelet me këmbë. Ndërkaq, thirrje të tjera me karakter kombëtar shpërndahen sërish në qytetin e Gjirokastrës. Për të tretën herë radhazi gjyqi ndaj të rinjve Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili shtyhet. Gjashtë shoqata të ardhura nga rrethet e jugut të vendit dhe dhjetëra banorë të qytetit kanë zhvilluar dje një protestë paqësore nacionaliste në mbështetje të Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili nga fshati Toç, të cilët prej disa kohësh janë duke u gjykuar për akuzën e "Tubimeve të paligjshme".
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009