Pranga 29-vjeçarit, vodhi katër lokale për dy ditë
Autori i Lajmit: red.
Ka përfundur në pranga “eksperti” i vjedhjes së lokaleve. Një 29-vjeçar nga Lezha ka mundur të vjedhë katër lokale brenda dy netëve, por është zbuluar për shkak të strategjisë së njëjtë që ka përdorur në të gjitha vjedhjet. Operacioni i koduar “Nata e errët”, i organizuar nga ana e policisë së Lezhës, ka çuar dje në pranga Blerim Tufën, 29 vjeç, nga Fushë-Kruja. Burime zyrtare të policisë së Lezhës bënë të ditur se nga Seksioni i Krimeve ndaj Pronës të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i Blerim Tufës, me banim aktualisht në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë hetimeve si dhe ekspertizës së bërë në disa lokale që ishin vjedhur, ka rezultuar që Tufa të jetë autori i vjedhjes së tyre. Sipas policisë, bëhet fjalë për katër dyqane, të cilat janë thyer dhe vjedhur dy ditët e fundit në qytetin e Lezhës. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tufës, policia gjeti dhe sekuestroi dhe sendet e vjedhura në lokalet e mësipërme që janë: televizorë plazma “LG” me ngjyrë të zezë, telekomanda të televizorëve dhe aparaturave “Digitalb”, aparatura “Digitalb”, së bashku me kartat e tyre smart, televizor tip “Orion” me ngjyrë të zezë, disa shishe uiski, etj. Të njëjtat burime pohojnë se ka ngritur ndaj Tufës akuzën e “Vjedhjes së pasurisë të kryer më shumë se një herë”.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009