Përplaset ambulanca, vdes foshnja 2-muajshe
Autori i Lajmit: red.
Një fëmijë dymuajsh, i sëmurë, që po transportohej me autoambulancë nga Dibra në drejtim të Tiranës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së mjetit aumbulancë me dy mjete të tjera. Vogëlushi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga policia bënë të ditur se aksidenti i trefishtë në autostradën Fushë-Krujë - Laç, ka ndodhur mesditën e djeshme. Sipas të njëjtave burime, mësohet se fëmija dymuajsh i sëmurë që po transportohej me autoambulancë nga Dibra në drejtim të Tiranës, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes së mjetit ambulancë me dy mjete të tjera. Mësohet se vogëlushi 2-muajsh me iniciale S.T, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahej në oksigjen, ndërsa mjeti ambulancë udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës për t i shpëtuar jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e ambulancës, 45-vjeçarin Guri Lala, si dhe drejtuesin e mjetit “Opel” me targa të Lezhës, 34- vjeçarin Dritan Mekrisvani. Ndërsa drejuesi i mjetit të tretë të përfshirë në këtë aksident është dërguar në spitalin e Lezhës. Sokol Ndreka, 32 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Benz” ka mbetur i dëmtuar rëndë nga aksidenti në autostradë. Sipas burimeve nga policia mësohet se për shkak të aksidentit, qarkullimi është paralizuar për rreth 30 minuta, deri në heqjen e mjeteve nga rruga.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009