Kolin Farell, aktori pret të bëhet baba
I famshmi Kolin Farell do të bëhet baba. E fejuara e tij, aktorja Alisja Bakleda është në pritje të fëmijës së saj të parë. Burimet pranë çiftit thonë se ata nuk duan të deklarojnë diçka rreth këtij lajmi për momentin, por gjithçka do të bëhet më e qartë kur barku i bukuroshes të jetë i dukshëm. Megjithatë, në fotografitë më të fundit të Alisjas vihen re format e rrumbullakosura edhe pse është kujdesur që rrobat rrobat seksi të zëvendësohen me ato më të gjera, çka përforcon shtatzëninë e saj. Edhe Farell duket i lumtur përkrah partneres, duke u përkujdesur me xhentilesë teksa ecin përkrah njëri-tjetrit. Nuk mbetet veçse të presim për të marrë vesh të vërtetën rreth kësaj çëshjeje. Dhe shpresojmë që lajmi të jetë i vërtetë, pasi aktorit në këtë moment i nevojitet vërtet një familje për t’u larguar nga flirtet dhe lidhjet e panumërta, që herë pas here e kanë etiketuar si adoleshent të përjetshëm.
Vëllezërit e “Oasis” nuk flasin me njëri-tjetrin
Liam Gallagher nuk flet me vëllanë e tij, i cili është njëkohësisht edhe anëtari tjetër i grupit të njohur “Oasis”, Noel. Ai është shprehur se nuk e pëlqen atë, e njëjta gje duket se vlen edhe për vëllain tjetër. Këtë fundjavë ata pritet të paraqiten me grupin e tyre në Festivalin britanik “V”, por pritet që gjithçka të jetë e vështirë sepse ata komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm kur gjenden në skenë. “Atij nuk i pëlqej unë dhe as ai nuk më pëlqen mua, është e thjeshtë. Ai nuk më ka thënë asgjë se çfarë mendon këtë vit në lidhje me planet për grupin. Tani për tani nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit”, ka thënë Liam. Mendohet se pas kësaj zënke grupi do të ndahet. Njëri nga vëllezërit mendon të vazhdojë karrierën si solist, ndërsa tjetri nuk është aspak dakord me idenë e tij.
21 Gusht 2009