Përfundojnë votimet në Afganistan, Rasmusen optimist për procesin
Afganistani votoi dje për presidentin e ri dhe procesi kaloi pa probleme serioze. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet në Afganistan është inkurajuese. Ai tha se janë hapur më shumë qendra të votimit sesa pritej. Këto zgjedhje shihen si një përpjekje e madhe e forcave ndërkombëtare të sigurisë për të krijuar kushte të qëndrueshme. Komisioni Elektoral u lejoi njerëzve që qëndronin në rradhë, që të votonin edhe pas orës zyrtare të mbylljes së votimeve. Disa sulme të telebanëve pati dje, por një zëdhënës i OKB-së tha se pjesa më e madhe e qendrave të votimit ishin hapur. Në Kabul, forcat afgane të Sigurisë vranë dy militantë gjatë një shkëmbimi zjarri. Presidenti në detyrë, Hamid Karzai, ishte në garë përballë më shumë se 30 kandidatëve. Shqetësimet për mashtrim të zgjedhjeve u bën publike nga Guvernatori i provincës veriore Balkh, Atta Mohammad Nur, që votoi në Mazar-e Sharif. Në një prononcim për televizionin afgan Arzu, zoti Nur foli për mashtrime të një shkalle të gjerë në disa pjesë të vendit.
21 Gusht 2009