E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kollozi dhe Olldashi përurojnë përfundimin e 2 korsive të para në autostradën Levan-Vlorë

05-05-2011 / Gazeta 55

Z.Kollozi, që sot, ftoi banorët në një tjetër takim, në 9 maj. Për të kremtuar së bashku me ta, festën e fitores të kësaj gare vendore


Olldashi: Para sezonit veror do jenë aktive për automjetet dy korsi gjatë gjithë gjatësisë së segmentit Levan-Vlorë


Jetësohet një nga projektet më të rëndësishme të qeverisë shqiptare për infrastrukturën e jugut të vendit. Ndërtimi i 16 kilometrave të parë të rrugës Levan-Vlorë, është inaguruar sot nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi si edhe kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi. Ministri Olldashi tha se po punohet intesivisht për të bërë të mundur që para sezonit turistik kjo rrugë të përshkohet me 2 korsi, ndërsa në muajin tetor ajo do të përfundojë plotësisht. Z. Kollozi, e konsideroi mjaft të rëndësishëm për qytetin e Vlorës këtë investim të qeverisë shqiptare. Ky aks rrugore, si edhe vepra të tjera të infrastrukturës, si edhe ato për portin e qytetit e shndërrojnë sipas tij, Vlorën në një politikë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik. Z. Kollozi, tha se pas 8 majit, bashkëpunimi i qeverisë me administratën e re të Bashkisë, do të mundësojnë akoma më shumë investime dhe projekte për qytetin e Vlorës. 16 km e parë të aksit rrugor Levan-Vlorë, që sot kanë dhënë ndikimin në lehtësimin e kalimit të automjeteve, si edhe shmangien e trafikut. Kjo vepër e infrastrukturës mundësohet nga fondet e qeverisë, që kapin vlerën e 41 milionë eurove.


Ardi Kollozi, takim me sportistët vlonjatë: Mbështetje për të rigjallëruar jetën sportive


Sportistët më në zë të Vlorës që kanë bërë vlonjatët, por jo vetëm, të ndjehen krenarë, i japin mbeshtetje projektit Kollozi, për të ringjallëruar jetën sportive të qytetit Bregdetare. Në bashkëbisedimin me z. Kollozi, sportistë të gjeneratave, dhe disiplinave të ndryshme, të Vlorës, por edhe kryeqytetit, në ambientet e Hotel “Bolonja”, kanë ngritur shqetësimet më të mëdha të sportit sot në Vlorë. Sipas tyre, neglizhenca e bashkisë, duke nisur që tek mungesa e fondeve, e terreneve sportive, e ka cuar sportin vlonjat në një situatë stanjacioni. Ku në asnjë disiplinë nuk perfaqësohet dot në kampionatet kombëtare. Kandidati demokrat për Bashkinë e Vlorës do të siguronte se projekti i tij për sportin, parashikon ringjalljen e jetës sportive të Vlorës, që dikur ka qenë shumë masiv, në futboll, lojërat me dorë, not, etj. Z. Kollozi tha se do të përmirësohen terrenet sportive, do të vihet në shërbim të sportit edhe ish fusha e aviacionit sot një vend ku grumbullohen edhe digjen mbeturinat e qytetit. Ai bëri të ditur se do të shtohen fondet e bashkisë për të përkrahur sportin, dhe ftoi personalitet e sportit vlonjat, të japin kontributin e tyre në implementimin e projektit të hartuar prej tij. Kandidati demokrat, tha se krahas zhvillimit të sportit profesional, do t’i kushtohet rëndësi, edhe terreneve sportive për ata që admirojnë sportin, vecanërisht të rinjtë. Për të cilët sot, të vetmet alternativa për t’u relaksuar, kanë mbetur inteneti dhe baret e qytetit.  


Me banorët e rajonit 4, pranë stacionit të trenit: Alternativa për zhvillimin e qytetit po mbështetet masivisht


Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi, shprehet i sigurt se alternativa e tij për zhvillimin e qytetit do të përkrahet masivisht nga qytetarët vlonjatë në 8 maj. Në takimin me banore prane stacionit te trenit,z Kollozi tha se prej javesh qytetaret njohin  programin e tij, qe projekton Vloren e  30 viteve, nderkohe  qe rivali i tij socialit u paraqit ne kete fushate me zero bilanc premtimesh te mbajtuara , dhe pa alternative.Por z Kollozi , nuk mund te qendronte indiferent ndaj prezantimit te se ashtequajturit program electoral te rivalit te tij, vetem pak ore para mbajtjes se zgjedhjeve. Duke u treguar tolerant per faktin qe pjese te programit te tij ishin kopjuar nga rivali I tij ne kete gare, ajo qe nuk mund te tolerohet per kollozin, eshte fakti qe gjika nuk beri asgje per qytetaret ne 8 vite, madje coi ne regres zhvillimin e qytetit. Kandidati i djathte, edhe nga ky takim  i shprehu mirenjohjen gjithe qytetareve Vlonjate qe moren pjese masivisht ne mitingun madheshtore te se martes,ne sheshin e flamurit.Ky miting , qe solli nje emocion te vecante per shefin e qeverise  Berisha, paralajmeron fitoren e padiskutueshme te projektit per transforminin e vlores, do te theksonte  Kollozi.


Me banorë te lagjes 24 maji


Ardi Kollozi, ka zhvilluar një takim spontan me banorë të lagjes “24 Maji”, me kërkesë të këtyre të fundit. Z. Kollozi, u shpreh entuziast, që jehona e mitingut madhështor të së martës në prezencë të kryeministrit Sali Berisha, vijon ende në Vlorë. Ku qytetarët vijojnë të konfirmojnë mbështetjen për vizionin dhe filozofinë e vetme për zhvillimin e qytetit të tyre. Z. Kollozi, ftoi edhe nga ky takim. Qytetarët vlonjatë të marrin pjesë masivisht në votime në 8 maj. Sipas tij, fitorja në 8 maj, do t’i përkasë të gjithë qytetarëve, të cilët duan ndryshimin e madh. Z. Kollozi, që sot, ftoi banorët në një tjetër takim, në 9 maj. Për të kremtuar së bashku me ta, festën e fitores të kësaj gare vendore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›