Kolni nuk e do më Roshin

Sipas të përditshmes gjermane Kicker.de, trajneri i ri i Kolnit, Holger Stanislawski, dëshiron të reduktojë ekipin e tij për arsye sportive. Në mesin e emrave që Stanislawski nuk llogarit për sezonin e ardhshëm është edhe ai i sulmuesit shqiptar, i cili ka konkurrencë të madhe në pozitën e tij.
Mirëpo, Roshi nuk po dorëzohet. Menaxheri i tij, Adrian Aliaj, ka thënë se klienti i tij ka kohë edhe tri javë për ta bindur trajnerin. “Odise mendon se është shumë herët për t’u marrë me këtë çështje”, ka deklaruar Aliaj.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sezonin e kaluar ka zhvilluar 20 ndeshje në elitën e futbollit gjerman me Kolnin, derisa ka realizuar vetëm një gol. Roshi dhe skuadra e tij nuk arritën të mbijetojnë në Bundesligë dhe sezonin e ri do të garojnë një rangë më të ulët garash.