E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolomba do Bogdanin meqë është gratis

Bolonja

Dashuria mes Erjon Bogdanit dhe Kievos ka përfunduar. Edhe pse pak para javës së fundit të sezonit të Serisë A, u fol se një marrëdhënie e tillë mund të rishihej, tashmë sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre të re. Në kërkim të tij janë Bolonja dhe Leçe (kjo e fundit e sapongjitur në Serinë A), por edhe Kavalla në kategorinë e parë greke. Shumë i mundshëm duket kalimi i shtatlartit te Bolonja. Sipas mediave italiane, trajneri i kësaj skuadre, Frako Kolomba, është në kërkim të një sulmuesi dhe Bogdani mund të jetë një alternativë e mirë, pasi prezanton një sulmues me peshë, edhe pse nuk shënon shumë, por që vjen gratis. Shqiptari dhe trajneri nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi ishte pikërisht Kolomba ai që e mori Bogdanin nga Kroacia te skuadra e Rexhinës në Serinë A në vitin 2000.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›