Mainzi në pritje të ofertave për Hykën
Që Jahmir Hyka nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Maincit në Bundesligën gjermane, kjo është një gjë e njohur tashmë. Por për momentin ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij në sezonin e ardhshëm. Klubi i Maincit ka bërë të ditur dje se është në pritje të ofertave për talentin shqiptar, i cili u transferua me shumë bujë te ky klub në verën e vitit 2008, por që në fund rezultoi një dështim. Gjatë dy sezoneve me radhë në këtë klub Hyka numëron vetëm 13 ndeshje të luajtura, nga të cilat 8 në Bundesligën I dhe 5 në Bundesligën 2. Duhet theksuar se për asnjë moment talenti kuqezi nuk mundi të fitonte besimin e trajnerit të Maincit, i cili në më shumë se gjysmën e këtyre ndeshjeve e ka aktivizuar si zëvendësues. Por tani fatet e tyre duket se do të ndahen dhe menaxheri Heidel është në pritje të ofertave konkrete.
#