E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëputet Teuta, Elbasani del i dyti

Çudia ndodh në Elbasan, ku të afërmit e një futbollisti vendës dhunojnë trajnerin Kila, sepse, sipas tyre, nuk e aktivizonte aq sa duhet

 

Fitorja shkodrane vjen nga stoli

Vllaznia – Besa 4-2

Vllaznia: Spahija, Balaj, Lekaj, Nikshiqi, Pelingu, Ymeri, Hepaj (Halili 70), Kruja, Jubani, Guri (Idrizi 60), Mujeci (Vecaj 55). Trajner: I. Dibra

Besa: Sula, Kullolli, Boriçi, Rusi, Duro (Halilaga 46), Dajsinani, Leka (Zenaj 68), I. Kapedani, Hasa (Maksuti 70), Nasufi, S. Kapedani. Trajner: B. Sinella

Shënues: Jubani 31, Ymeri 52, Vecaj 63, Idrizi 77 / S. Kapedani 48, Nasufi 83

Gjyqtarë: Sh. Ziri, E. Veseli, G. Vogli (Fushë Krujë)

Ndaj një kundërshtari pa pretendime, Vllaznia nuk e ka pasur të vështirë të fitojë. Ndonëse pa pasur në gjirin e saj tri pikat më të forta: Tafën, Demën e Markolajn, që një ditë më parë luajtën me ekipin e parë të Vllaznisë, kuqeblutë 19-vjeçarë arritën të fitonin 4-2 ndaj Besës. Pjesa e parë do të mbyllej me golin e vetëm të Jubanit, një tjetër lojtar ky i perspektivës, ndërkohë që barazimi i përkohshëm i miqve në fillimin e pjesës së dytë do tu linte vendin tri golave të tjerë të vendasve.

Dy prej tyre kanë pasur për autorë dy lojtarë të stolit, Vecajn dhe Idrizin, dhe mbase këto gola janë një sinjal i mirë për trajnerin Ilir Dibra. Duhet theksuar se futbollistët e Vllaznisë e kanë dominuar ndeshjen në të gjitha drejtimet, gjithsesi ata duhet të përmirësohen në aspektin mbrojtës, që të pësojnë sa më pak gola. Gjergj Kola

Flamurtari rikthehet te tripikëshi

Flamurtari Shkëndija Dr. 2-1

Flamurtari: Dergjini, Kuçi (Hitaj 68), Hysi, Hametaj, Xhaferraj, Nelaj, Qejvani (Xhani 70), Stara, Brozi, Hoxha, Sinani, Bregu. Trajner: A.Behari

Shkëndija Dr.: Qypi, Baba, Hasani (Koka 71), Tataveshi, Çashi, Muho, Rezi, Teku, Lusha, Hodo, Xhixha. Trajner: A.Kërçova

Shënuan: Nelaj 20, Qejvani 62 / Rezi 12

Kartonë të verdhë: Teku

Gjyqtarë: E. Ruçi, D. Vogli, I. Llupi (Fier)

Pas humbjes minimale me Dinamon në kryeqytet, Flamurtari fiton në fushën e tij ndaj Shkëndijës së Durrësit me rezultatin e ngushtë 2-1. Minutat e para flasin për vlonjatët, por pa rrezikuar seriozisht në portën e miqve. Kundërsulmojnë me sulme të shpejta miqtë dhe janë të parët që tundin rrjetën e Dergjinit me anë të Rezit, një sulmues teknik dhe në një kondicion të mirë fizik, i papërmbajtshëm në fushën e lojës. Nga kjo minutë Flamurtari hidhet në sulm dhe gjen golin e barazimit me Nelajn.

Pas këtij rasti Nelaj dhe Qejvani kanë vallëzuar në mbrojtjen kundërshtare nëpërmjet driblimeve dhe në disa raste si në minutat 31 e 41 e detyrojnë portierin Qypi të bëjë pritje të vështira. Megjithatë, në pjesën e dytë, Qejvani shënon nga 45-metra në gjysmë lartësi të portës, duke bërë që portieri Qypi të mos e prekë dot topin, që shkon fluturimthi në rrjetë. Me këtë fitore Flamurtari bën kapërcim disavendësh ne renditje. Kastriot Brahimi

 

Kryesuesit shkatërrojnë Dinamon

Teuta – Dinamo 4-0

Teuta: Rexhepi, Kastrati, Rigo, Memini, Marku, Troplini, Çyrbja, Deliallisi, Tashi, Petro, Sina. (u aktivizuan: Tepshi, Murataj). Trajner: G. Begeja

Dinamo: Laço, Naska, Tujani, Dita, Mnjekaj, Prendi, Bozhani, Keta, Matraku, Lubonja, Bajaziti. (u aktivizuan: Suljoti, Shaqiri, Xholi). Trajner: D. Mehmeti.

Shënues: Çyrbja 3 , Tashi 74, Petro 80, Deliallisi 90+1

Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Danaj, E. Sinanaj (Elbasan)

Skuadra blu e kryeqytetit që në përbërje të saj ka emra të ekipit të parë si Dita, Keta, Mnjekaj, Keta e Bajazit, humbet thellë në Durrës 4-0 përballë Teutës që edhe këtë herë konfirmon gjendjen e mirë të saj, duke u shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Sapo fillon loja Çyrbja shënon golin e parë në minutën e tretë. Mundohen të rezistojnë dinamovitët sulmeve të vendasve, por kjo mbetet vetëm për në pjesën e parë, pasi në të dytën vjen dhe golaada e vendasve.

Tashi shënon golin e dytë në minutën e 74-t duke çuar shifrat në 2-0. Më pas reagimi i miqve është i dobët e si për pasojë pësojnë golin e tretë nga Petro në të 80. Nuk kishte sesi të përfundonte takimi pa një gol tjetër, pasi Deliallisi shënon golin që i vendos kapak takimit në minutën e parë shtesë, 4-0. Përfundon ky takim që vulos krizën për dinamovitët e rinj, të cilët janë pretendentë për tiu bashkuar ekipit të parë. Ky nuk është një gabim i trajnerit Mehmetaj, por një mospërqendrim i këtyre djemve në fushë për të marrë fitore. Dorian Agolli

 

Dhunohet trajneri i Elbasanit, Kila

Elbasani Shkumbini 10

Elbasani: Gurra, Ozuni, Gjini, Gjorga, Jaupi, Zogu, Lleshi, Uruçi, Xhardja, Bezhani, Broshka (u aktivizuan: Bajrami, Dunda, Beko). Trajner: A. Kila

Shkumbini: Demrozi, Asllani, Damarku, Branica, Kasa, Beqiri, Lamkja, Dervishi, Nezha, Hyka, Xhyra. Trajner: Xh. Lundraxhiu

Shënues: Bezhani 10

Gjyqtarë: M. Qose, S. Methoxha, R. Zeneli (Lushnjë)

Elbasani kthehet sërish te fitorja dhe këtë gjë e arrin më së miri në fushën e tij, duke mposhtur ekipin e Shkumbinit me rezultatin e ngushtë 1-0. Autori i golit për vendasit është sulmuesi Bezhani, i cili në minutën e 10-të, pas një goditjeje të bukur nga jashtë zone, e dërgon topin në rrjetë.

Ky rezultat ka shumë pak rëndësi para faktit që trajneri Trajneri i Elbasanit, Kila, është dhunuar fizikisht pas ndeshjes nga të afërmit e një futbollisti vendës, me pretendimin se atij i është ngrënë haku, pra nuk është aktivizuar aq sa e meriton. Kila është gjakosur ne vetull, pasi është goditur me grushta nga këta persona. Kila njihet si trajner tepër serioz, që aktivizon lojtarët të cilët, sipas tij, e meritojnë, duke qëndruar larg ndikimit të prindërve. Elton Karaj


Ada nuk shkon më tej se barazimi

Ada – Shkëndia T. 0-0

Ada: Ruçi, Gjelaj, Celi, Bratoja, Qerreti, Fugarini, Doda, Gjeluci, Agai, Pipa, Simoni. Trajner: B. Bizi

Shkëndija T: Shtrepi, Xhakollari, Kristiani, Ibraj, Hysene, Lala, Mersini, Hoxha, Pilokli, Lilaj, Marku. Trajner K. Sterio

Gjyqtarë: Xh. Radi, J. Metani, A. Demiraga (Durrës)

Ekipi i Adës nuk ka shkuar më shumë se barazimi në përballjen e djeshme me Shkëndijën e Tiranës. Ndeshja ka pasur shumë rivalitet dhe është luajtur me shumë grintë dhe dëshirë nga të dyja skuadrat. Megjithatë, këtij takimi të zjarrtë i ka munguar goli. Si në pjesën e parë të lojës ashtu edhe në të dytën skuadrat janë përpjekur shumë, por pa mundur ti tundnin rrjetat respektive. Rrezikshmëria ka qenë e madhe në të dy kahët, pavarësisht  se asnjëra nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, drejtuesit e ekipit të Adës kanë kontestuar shumë mënyrën se si u gjykua ndeshja. Sipas tyre, takimi është mbyllur 5 minuta përpara kohës së rregullt. Nisur nga loja që skuadrat zhvilluan në fushën e lojës, barazimi ishte rezultati më i drejtë. Asnjë nga skuadrat nuk mbeti e kënaqur, pasi kërkonin me ngulm fitoren, për të forcuar pozitat në tabelën e klasifikimit.

Gjergj KOLA

Liqenorët ”mbytin” dhe Turbinën

Pogradeci – Turbina 5-2

Pogradeci: Spirollari, Pere, Hamolli, Abrashi (Kllogjeri 70), Zguro, Liçkollari, Basha, Shkullaku, Kosta, (Çekiçi 48), Hysenllari, Laçka. Trajner. A. Mahmutaj

Turbina: Çelaj, Myftaraj, Cekoja, Dine, Musa, Mytaraj, Lila, Ulas, Pecaku, Sopjani, Gjoshi. Trajner: A. Skënderi

Shënues: Hysenllari 3, 70, 86, Laçka 50 (11-m), Çekiçi 60, Pecaku 14, Gjoshi 87<

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›