Ska surpriza, fitojnë të gjithë kryesuesit
Tirana sndalet as në Pukë, ndërsa Vllaznisë i mjafton vetëm një gol me Besën. Shkëndija e Tiranës shkatërron Adën, Dinamo mposht Teutën në Durrës
Tirana dominon edhe në Pukë
Tërbuni – Tirana 0-2
Tërbuni: Grella, Rahova, Lari, Sufaj, Vucaj, Guri, Zaja, Gjekaj, Lula, Kapakuja, Gavoçi. Trajner: R. Piraniqi
Tirana: Saraçi, Sallaku, Llagami, Jonuzi, J. Grabova, Caka, Tabaku, Karameta, Sallaku, Vatnika, Kurti.
Trajner: L. Sengla
Shënues: Kurti 23, Vatnika 67
Gjyqtarë: G. Rama, J. Potgorica, L. Jubani
Takimi i Pukës u ndoq me mjaft interesim nga qindra tifozë vendës por edhe nga Tirana (mbi 30 vetë). Që në minutën e parë pukjanët kanë një rast të pastër shënimi, teksa topi i goditur nga Gavoçi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në minutën 23-të një goditje brenda zone shndërrohet në gol nga Kurti, i cili kalon në avantazh Tiranën. Nga kjo minutë deri në përfundimin e pjesës së parë vendasit këmbëngulin për të barazuar, por edhe dy shtyllat e goditura nga vendasit nuk sollën ndryshim të rezultatit.
Pjesa e dytë nisi me sulme të vendasve, por përsëri miqtë me një goditje prej 25 m nga ana e Vatnikës shënojnë golin e dytë të takimit. Avantazhi i dyfishtë i Tiranës nuk ndryshoi deri në fund të 80-minutëshit, me gjithë përpjekjet e pakursyera të vendasve. Theksojmë se në përfundimin e takimit pjesëtarë të stafit të Tiranës kontestuan vendimet e gjyqtarëve. Riza Tafilaku
Vlonjatët i afrohen kreut
Flamurtari Shkëndija Dr. 2-0
Flamurtari: Xhekaj, Borakaj, Bleta, Llanaj, Zeqaj, Koçani, Qarri, Alikaj (Mina 46), DEliaj (Kondaj 55), Sulaj (Llambi 57), Shenaj. A.Nini
Shkëndija Dr.: Çekaj, Pllumbi, Xhakoni, Bajrami, Kola, Matmuja, Dalipi (Musta 61), Vllaqi, Milla, Shkëmbi, Çuni. Trajner: A. Domo
Shënuan: Shenaj 59, Aliaj 62
Gjyqtarë: O. Grabova, D. Vogli, I. Llupi (Fier)
Edhe këtë herë Flamurtari arrin një fitore tjetër me rezultat të pastër. Me gjithë rastet e shumta vlonjatët e vegjël arrijnë të shënojë eurogol nga 22 metra që përfundon në trekëndëshin e djathtë të Çekajt në minutën e 59-të me Shenajn, 1-0. Në pjesën e parë loja është e ekuilibruar dhe duket se shërben për vendasit për të studiuar lojën e miqve. Pas mbylljes me rrejta të paprekura të pjesës së parë në pjesën e dytë vijnë golat. Shënon i pari Shenaj në të 59-n minutë.
Menjëherë pas golit të parë vlonjatët shënojnë me anë të Aliajt tri minuta më vonë. Pasime të shkurtra mes vendasve i dërgojnë në portë dhe Aliaj merr një asist nga Koçani dhe del përpara porteirit ku shënon golin e dytë, 2-0. Reagimi i miqve ka qenë i menjëhershme, por është portieri i ri Çekaj që bën pritje spektakolare dhe nuk lë të preket porta e tij për të thelluar shifrat. Takimi përfundon me rezultat 2-0 dhe ruan traditën që ka në katër vite Flamurtari, duke mos iu ndarë treshes kryesuese. Kastriot Brahimi
Shkodranët, shumë raste për 1 gol
Vllaznia – Besa 1-0
Vllaznia: Harlicaj, Ruqi, Pjeshka, Zogu, Ramaj, Kalaja, Dika (Dyca 50), Krymi, Borshi (A. Hasani 45), Kabuni (Axhani 60), Çinari. Trajner: E. Çaku
Besa: Curri, Togu, Kashani, Xhafa (Gavardari 41), Arkaxhiu, Misiri, Hilmiu, Hoxha, Lushkja, Çolla (Osmani 60), Hoxha (Deliu 68). Trajner: Y. Teliti
Shënues: Kabuni 52
Gjyqtarë: Sh. Ziri, E. Veseli, G. Vogli (Fushë-Krujë)
Vllaznia merr një fitore minimale në fushën e saj, që gjithsesi ka vlerën e tri pikëve. Ndeshja e djeshme mund të konsiderohet e rasteve të humbura. Kampionët në fuqi kanë shpërdoruar shumë. Raste, shtylla e presion, por vetëm një gol i shënuar me anë të sulmuesit shtatlartë Kabuni, që vazhdon të spikasë me golat dhe lojën e tij. Goli ka ardhur edhe si pasojë e zëvendësimeve që ka bërë tekniku Çaku, pasi aktivizimi i Hasanit i dha gjallëri lojës.
Ky lojtar jo vetëm që dha pasin e golit, por goditi edhe dy herë shtyllat e portës kundërshtare. Pjesa e parë, me gjithë vërshimin e Vllaznisë drejt portës kundërshare, u mbyll me rrjeta të paprekura. E dyta nis sikurse e para, me Vllazninë që dominon në lojë. Goli vjen në minutën e 52-të. Përfundimisht, një fitore e merituar e Vllaznisë, e cila vazhdon rrugën e saj të pretendimeve për të mbrojtur titullin kampion edhe këtë sezon.
Gjergj KOLA
Dinamo fiton për trajnerin
Teuta Dinamo 0-2
Teuta: Tepshi, Dema, Bejko, Keçi, Perlleshi, Delilaj, Taullai, Myrtezani, Maloku, Thomai, Vora. (u aktivizuan: Ballgjini, Koçi, Gjyli). Trajner: L. Sejdini
Dinamo: Gjonikaj, Sulejmanaj, Mehdihoxha, Lazri, Hasani, Qilimi, Meta, Muça, Horanlli, Shkupi, Kaloshi. (u aktivizuan: Murataj, Bregasi, Kalemasi). Trajner: Xh. Loshi
Shënues: Kaloshi 3, Meta 30 (11-m)
Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Danaj, E. Sinanaj (Elbasan)
Dinamo në dy javët e kaluara është drejtuar nga Igli Binjaku, zëvendësi i Xhaferr Lloshit, i cili e ka ruajtur siç duhet ecurinë e rezultateve pasi ka marrë barazim në Shkodër përballë Vllaznisë dhe në Tiranë përballë Flamurtarit. Me rikthimin e trajnerit të parë, Lloshi, në krye të ekipit vjen dhe fitorja në një transfertë më se të vështirë, në Durrës përballë Teutës. Kaloshi dhe Meta mendojnë për skuadrën, mbyllin takimin në pjesën e parë. Në minutën e tretë është Kaloshi që gjuan dhe gjen golin, 1-0.
Më pas loja përqendrohet në sulme dhe kundërsulme të të dyja skuadrave, por Meta fiton 11-metërsh duke e realizuar vet dhe shënon golin e dytë, 2-0. Me kaq mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë vendasit kërkojnë barazimin, por është e vështirë, sepse dyshja trajnuese e dinamovitëve e mban skuadrën të karikuar në fushën e lojës, duke kërkuar dhe një gol të tretë, por që është i pamundur, pasi mbrojtja dhe porta vendase qëndrojnë të pathyeshme në këtë pjesë. Dorian Agolli
Ada mundet përsëri në shtëpi
Ada – Shkëndija T. 1-5
Ada: Hoxha, Banka, Lami, Fratija, Gjergji, Bala, Hasaj, Kakini, Dani, Hysejni, Kavaja Trajner: S. Bizi
Shkëndija T.: Spahiu, Teqe, Lila, Ndreu, Laçi, Thaçi, Lleshi, Trebicka, Nuri, Zela, Kondakçi. Trajner: G. Mahmutaj
Shënues: Dani 44 / Zela 27, 58, Ndreu 50, Nuri 63, Kondakçi 70
Gjyqtarë: Xh. Radi, J. Metani, A. Demiraga (Durrës)
Ekipi i Adës nuk ka arritur të ndalë furtunën e djemve të Shkëndijës së Tiranës në takimin e djeshëm. Djemtë e shkollës sportive kanë arritur të mundin 1-5 skuadrën e teknikut Bizi. Pjesa e para ka pasur rivalitet, pavarësisht se ekipi mik ka arritur të shënojë me anë të Zelës në minutën e 27-të të takimit. Në pjesën e dytë janë vendasit që barazojnë përmes Danit, menjëherë pas fillimit të kësaj pjese. Megjithatë, barazimi zgjat shumë pak, pasi në minutat në vijim janë përsëri miqtë që shënojnë edhe katër herë të tjera. Ndreu dha avantazhin 1-2, më pas shënoi sërish Zela. Nuk munguan me golat e tyre as Nuri dhe Kondakçi.
Gjergj KOLA
Liqenorët nuk e ”kursejnë” Laçin
Pogradeci – Laçi 3-0
Pogradeci: Molla, Shkëmbi, Cina, Zeqollari (Balliu 68), Lipo, Berberi (Dervishi 46), Alillari (Pilinçi 60), Kujtimi, Hidri, Çollaku, Çekiçi. Trajner: A. Abazaj
Laçi: Ujka, Meta, Kërtulla, Martinaj, Bruka, Merdhoqi, Mihana, Dika, Lleshi, Veseli, Doda. Trajner: N.Tarazhi
Shënues: Zeqollari 37, Alillari 67 (11-m), Kërtulla 53 (aut)
Gjyqtarë: G. Loci, R. Paramoni, E. Demiri
Pogradecarët vijojnë me fitore. Pas goleadës së një javë më parë kundër Adës, dje kanë mundur pastër 3-0 Laçin. Takimi nis i shpejtë me vendasit që d