Lushnja i falet Cankës edhe ndaj Ilirisë
Sulmuesi ka rezultuar për të disatën herë vendimtar, duke shënuar golin e fitores. Fushë-krujasit e kanë me gjykimin
Nga Mamurrasi, FATMIR THAÇI
Iliria Lushnja 0-1
Shënues: Canka 82
Iliria: Baku, I.Gjokeja (Doku 64), Shkëmbi, Balliu, Doçi, Kurti, Caca, Bejko (Bardhi 53), Lama, Ziri, Mitraj. Trajner: F. Sala.
Lushnja: Bejte, Sula, Bufasi, Sulo (Dhima 56), Përnezha (Gjyla 75), Gjoni, Ruço, Allkanjari (Metushi 53), Topi, Canka, Sefa.
Trajner: S. Malko.
Gjyqtarë: D. Jubica (Shkodër), D. Agaraj (Tiranë), A. Mahmutaj (Elbasan)
Fair-play, raste të shumta, lojë sulmuese dhe në fund një gol i diskutueshëm, por me vlerë tripikëshe për Lushnjën. Kjo është tabloja e takimit të zhvilluar dje në fushën sportive të Mamurrasit ndërmjet Ilirisë dhe Lushnjës. Nisur nga emri i kundërshtarit, fushë-krujasit e kishin parashikuar të vështirë këtë ndeshje, që do të ishte njëkohësisht një provë për forcën e tyre. Loja nis e qetë, me një epërsi të lehtë të Ilirisë, që kërkon ta vërë në vështirësi ekipin lushnjar. Miqtë e presin kundërshtarin në gjysmëfushën e tyre, për ta goditur me kundërsulme. Me kalimin e minutave, fushëkrujasit nuk ia kanë më frikën kundërshtarit dhe i shtojnë sulmet drejt portës së Bejtes. Por, herë portieri lushnjar dhe herë gabimet e sulmuesve vendës bëjnë që rezultati të mbetet i mbërthyer në shifrat 0-0. Fraksioni i dytë nis pa ndryshime në përbërjen e ekipeve, që duket se kanë hyrë me tjetër mendësi. Lojtarët lushnjarë sikur janë zgjuar nga përgjumja e pjesës së parë dhe janë hedhur në sulm, në kërkim të golit. Allkanjari ka rastin më të mirë për ta kaluar Lushnjën në avantazh, por traversa i mohon gëzimin. Në anën tjetër, sulmuesi Mitraj rrezikon në minutën e 75-të, kur merr një top pas shpinës së mbrojtësve dhe i vetëm, në hyrje të zones, nxitohet, duke shpërdoruar një rast të artë. Ky rast duket sikur e shkund ekipin mik dhe kapiteni Sefa del në pah me eksperiencën e tij. Në minutën e 79-të ai rrezikon portën e Ilirisë, por portieri Baku tregohet i saktë. Ekuilibrat në fushë prishen në minutën e 82-të. Gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga Iliria, mbrojtja lushnjare ndërhyn dhe dërgon një top të gjatë në gjysmëfushën fushë-krujase, ku Canka, në një pozicion të dyshimtë, shkëputet dhe i vetëm me portierin, shënon golin e fitores. Tifozëria vendëse, bashkë me ekipin e Ilirisë, kontestojnë vendimin e treshes së gjyqtarëve, por kjo nuk ndryshon asgjë dhe deri në minutën e fundit rezultati mbetet i pandryshuar.
Trajnerët
Fatmir Sala, trajner i Ilirisë: Nuk kam çfarë të them, pasi të gjithë e panë se çfarë ndodhi në këtë takim.
Saimir Malko, trajner i Lushnjës: Ne kishim ardhur në këtë takim për të marrë tri pikët dhe ia arritëm, por kam rezerva për ekipin tim. Ndoshta kemi bërë ndeshjen më të dobët dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.
Mbyllet faza e parë. Sukthi ruan vendin e dytë, Luzi fiton thellë në transfertë, Veleçiku merr vendin e 4-t
Grupi A: Tërbuni vë kurorën e dimrit në Peshkopi
Rezultatet e javës së 9-të
SUKTHI OLIMPIK 3-0
KORABI TERBUNI 1-3
VELEÇIKU ERZENI 3-2
PASHTRIKU – LUZI 2008 0-4
EGNATIA – pushim
Renditja
1.Tërbuni 22 7 1 0 18-6
2.Sukthi 18 6 0 2 17-8
3.Luzi 2008 16 5 1 2 15-6
4.Veleçiku 12 3 3 2 10-7
5.Olimpik 11 3 2 3 13-11
6.Erzeni 10 3 1 4 11-13
7.Egnatia 6 1 3 4 3-6
8.Korabi 5 1 2 5 5-12
9.Pashtriku 1 0 1 7 6-28
Java e 10-të
PASHTRIKU ERZENI
VELEÇIKU – TERBUNI
KORABI – OLIMPIKI
SUKTHI – EGNATIA
LUZI 2008 – PUSHIM
Korabi dorëzohet pa kushte para Tërbunit
Nga Fatmir Zhuzhi
Korabi Tërbuni 1-3
Shënues: I.Doçi 56 / Pavloviç 31, G.Fuçia 60, 72
Korabi: Bukri, B.Doçi, Ndreka, I.Doçi (Duka 77), Sinani, Adili, Merdini, Brahasani, Kacnia, Ibro, Sefullai (Mziu 80).
Trajner: Sh. Toska.
Tërbuni: Çitozi (Arifaj 70), Shala, Bektoviç, Bega, Basriu, Mone, Çoba, Kurtaj, Çekaj, Pavloviç, G.Fuçia. Trajner: G. Stojku.
Gjyqtarë: K. Akrama (Tiranë), E. Velo, H. Lisaku (Durrës)
Korabi është dorëzuar pa kushte në fushën e tij përballë Tërbunit kryesues, që ka shënuar 3 gola në portën e dibranëve. Loja ka nisur mirë për vendësit, të cilët kanë rezistuar deri në minutën e 30-të, kur miqtë nga Puka e kanë zhbllokuar rezultatin me anë të serbit Pavloviç. Me gjithë përpjekjet e Brahasanit dhe Merdinit, Korabi nuk ka mundur të barazojë dhe pjesë e parë është mbyllur 0-1. Në pjesën e dytë Korabi arrin të barazojë. Në minutën e 56-të vjen eurogoli i I.Doçit me një goditje standarde. Më pas pukjanët hidhen të gjithë në sulm dhe arrijnë të shënojnë dy gola me të njëjtin autor, G.Fuçinë, në minutat 60 dhe 72. Vlen të përmendet gjykimi mjaft korrekt dhe fakti që nuk u nxor asnjë karton. Tërbuni shoqërohej nga donatorët e tij dhe kryebashkiaku i Pukës. Korabi e ka mbyllur fazën e parë me humbje, edhe pse ka luajtur në fushën e tij.
Sukthi rikthehet te fitorja, mund pastër Olimpikun
Nga Hysen Varoshi
Sukthi Olimpik 3-0
Shënues: Loci 35, Hatija 50 (11-metërsh), Balla 73
Sukthi: Doda, Qato, Ibrahimllari, Goxhaj, Hatija, Loci, Kalluci, Curri (Kasa 80), Rakipi (Balla 50), Gjepali, Vora (Varoshi 75).
Trajner: Xh. Kapllani.
Olimpik: Myrta, G.Fuçia, Shima, Rexha (Gjika 60), Brahja, Rrapo, Londo, M.Fuçia, Duqi, E.Fuçia, Coma. Trajner: N. Çoçlli.
Gjyqtarë: E. Qerimaj (Shkodër), N. Rrapaj, G. Velçani (Patos)
Kartonë të verdhë: Goxhaj, Brahja, Rexha
Sukthi është kthyer te fitorja pas humbjes me Tërbunin rival një javë më parë. K aqenë e lehtë përballë Olimpikut për të marrë 3 pikët nga Sukthi, që ka dominuar gjithë ndeshjen. Loja nis e shpejtë dhe rastin e parë e krijon Vora. Pas një aksioni personal nga mesfusha, ai kalon mbrojtjen mike, del përballë portës, por godet shtyllën. Më pas provon Rakipi dhe pret me vështirësi Myrta. Loja ka ritëm dhe sulmet janë të shpeshta, sa në njërën portë në tjetrën. Goli vjen në minutën e 35-të, kur i zakonshmi Loci, me një kthesë spektakolare gjen trekëndëshin. Goli e rrit cilësinë e lojës. Vendësit janë racionalë dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Pjesa e dytë nis me vrullin e pjesës së parë. Në të 50-ën Vora depërton bukur në zonë, ndalet në mënyrë të gabuar dhe fiton një 11-metërsh. Godet Hatija dhe 2-0. Miqtë i afrohen golit me Brahjën, që godet nga afër, por grushton me mjeshtëri Doda. Pas 3 minutash, Balla shënon edhe golin e 3-të, por Sukthi nuk e ul për asnjë moment ritmin. Lëvizin mirë të gjitha repartet dhe Varoshi është pranë golit të 4-t, por topi prek shtyllën pingule dhe jashtë. Sukthi e meriton fitoren në këtë ndeshje mjaft korrekte.
Luzi 2008 mposht lehtësisht Pashtrikun në Kukës
Nga Bashkim