E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bota shqiptare" sjell "Të fshehtat e Masonerisë"

 Shtëpia botuese "Bota Shqiptare" hedh në treg një tjetër libër interesant dhe intrigues për lexuesit që janë të interesuar të dinë më shumë për shoqëritë sekrete, vëllazëritë masonike dhe konspiracionet që ndodhin në botë, "Të fshehtat e Masonerisë" të autorit prestigjioz Laurence Gardner. Ky libër bën pjesë në kolanën "Të vërteta të fshehura" që është paraprirë nga librat e suksesshëm "Kush e sundon botën?" të Jim Marrs, "Kodet Magjike" të Texe Marrs dhe "Sekreti më i Madh" i David Icke. Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore. Autori i këtij libri ka qenë anëtar i Masonerisë dhe temën e tij e ka përballuar me një sy kritik. Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me Masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin. Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë, tema si institucionet kalorsiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve, kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›