"New Moon" dhe "2012" ndajnë ekranin e "Millennium"
Një histori dashurie e pamundur mes një vampiri dhe një njeriu. Plakja përballë rinisë së përjetshme. Saga "Twilight" rikthehet në ekranin e madh me kapitullin e saj më të ri, "New Moon" ("Hëna e re"). Duke parë kërkesat e publikut, filmi i përshtatur nga romani i dytë bestseller i autores Stephanie Meyer, fillon projeksionet sot në kinema "Millennium", duke u shfaqur njëkohësisht me filmin "2012". Ky i fundit, me regji të Roland Emmerich u shpall edhe filmi më i ndjekur i shqiptarëve për vitin 2009. Kështu fundjava e parë e janarit për këtë vit do të sjellë njëkohësisht në ekranin e Millennium, dy nga prodhimet më të përfolura të dy muajve të fundit. "New Moon" është vijimi i filmit "Twilight" i vitit 2008, bazuar gjithashtu mbi një tjetër roman të autores. Summit Entertainment vendosi të vijonte me pjesën e dytë të sagës në fund të nëntorit të 2008, duke parë suksesin e "Twilight". Lajmërimi zyrtar për këtë film është bërë vetëm një ditë pas premierës botërore të "Tëilight". I drejtuar nga regjisori Chris Weitz, filmi ka për protagonistë të njëjtët aktorë, si në pjesën e parë të sagës; Kristen Steëart, Robert Pattinson, dhe Taylor Lautner, respektivisht në rolet e Bella Swan, Edward Cullen, dhe Jacob Black.