E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonjë, dhunohetseksualisht 9 vjecarja

KOLONJE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e vogël të Kolonjës. Një 9 vjecare është dhunuar seksualisht nga një i ri, ende i paidentifikuar.

Mësohet se vajza e mitur kishte dalë nga shtëpia për të blerë bukë teksa është mashtruar nga djali, i cili i ka dhënë 600 lekë të reja për ta marrë me vete.

Më pas, e mitura nuk është kthyer në shtëpi pas kater orësh, me shenja dhune ne trup.

Familjarët kanë bërë denoncimin në polici ndërsa kanë dërguar vajzën me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Ende nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me autorin e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorin e ngjarjes dhe për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Pak kohë më parë një 22 vjecar nga Elbasani ra në prangat e policisë pasi abuzoi përgjatë një jave me një 6 vjecar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›