Slogani italo-shqiptarArkitekti: Frymëzimishqiponja dykrenare
TIRANE- “Dy popuj, një det, një miqësi”; një slogan i cili u bë i njohur për shqiptarët përgjatë 3 muajve, në një serë aktivitetesh kulturore të përbashkëta në qytetet kryesore të vendit, synimi i të cilave ishte promovimi i kulturës dhe bashkëpunimi mes dy Italisë dhe Shqipërisë. Ajo që bie në dy në këtë slogan është simboli, dy duar të bashkuara që japin idenë e një shqiponje dykrenore. Në fakt është pikërisht simboli kombëtar që ka tërhequr arkitektin italian Simone Mazzeti të realizojë sloganin.
“Logoja e dy popujve lindi duke punuar mbi simbolin e shqiponjës dykrenore, që më ka tërhequr dhe më kishte bërë kurjoz për historinë e saj, impakti e fortë ndjesor dhe ikonografik. Dy duar të kujtojnë fëmijët e vegjël kur luajnë dhe mendova të vizatoj shqiponjën me dy duar të bashkuara, duke simbolizuar dhe miqësinë mes dy vendeve. Më pas duar i ngjyrosa me ngjyrat e flamurit italian që të kujtojnë afërsinë mes dy vendeve. Mua mu kërkua të punoj mbi simbolin dhe duhet të punoja një gjuhë që i drejtohej të rinjve, gjenratës së re për të kujtuar dhe stimuluar lidhjen mes nesh” shpjegon Mazzeti.
Arkitekti italian, i cili aktualisht punon në një universitet privat të Vlorës mbart me vete një eksperiencë të gjatë si arkitekt dhe artist i Versace në Itali.
(e.n/news24/BalkanWeb)