E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e aktorit Gjeziarrestohet 20 vjecari

KORCE- Arrestohet drejtuesi i mjetit i cili u bë shkak për aksidentin e djeshëm ku humbi jetën aktori korcar Petrika Gjezi.
Burime nga policia e Korcës bëjnë të ditur se kanë arrestuar sot drejtuesin e fuoristradës Xhuliano Islami, 20 vjec nga fshati Lekas.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korcë- Voskopojë ku aktori i njohur ishte duke udhëtuar i vetëm me mjetin e tij tip golf, në drejtim të Korcës pasi kthehej nga Voskopoja, kur është përplasur me një mjet tip xhip, me produkte ushqimore i cili ishte duke udhëtuar në drejtim të Lekasit.

Përplasja ka qenë fatale për aktorin 61 vjecar të Teatrit Cajupi, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Perika Gjezi ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Ai ka përfunduar studimet e larta për art dramatik në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në vitin 1975, kohë prej së cilës ka punuar si aktor i teatrit "A.Z.çajupi" të Korçës. Gjezi ka luajtur mjaft role të spikatura në teatrin e Korçës dhe në kinematografinë shqiptare.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›