Kolonjë, e zë masivi i gurëve, vdes 75-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë, ndërsa është gjendur pa jetë në Malin e Gramozit në Kolonjë një 75-vjeçar.
Sipas burimeve të uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin Safet Lumani, ndërsa ka mbetur pa jetë pasi e ka zënë poshtë një sasi gurësh.
Viktima ndodhej në mal për të mbledhur bimë medicinale, ndërsa fatëkeqësisht një sasi gurësh e ka zënë poshtë, duke e lënë të vdekur në vend. 75-vjeçari mësohet se ishte zhdukur para dy ditësh.