E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorrin, aksidentohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është në rrezik për jetën, kjo pas një aksidenti të rëndë ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Krujë.  Shtetasi Anton Frroku udhëtonte me një motoçikletë, ndërsa u aksidentua nga një makinë foristradë. Goditja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda.

Ai u dergua ne spitalin Ushtarak në Tiranë nga drejtuesi i mjetit. Policia ka nisur hetimet per aksidentin dhe ka bere shoqerimin e drejtuesit te mjetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›