Leskaj: Berisha fsheh skandali
Tiranë (start)-Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj deklaroi sot, se pavarësisht kërkesës së opozitës për mocion me debat me Berisha për tiu përgjigjur lidhjeve të qeverisë me biznesmenin Fazlliç, kryeministri nuk iu përgjigj se cili ishte statusi i këtij njeriu, që sipas Leskajt siguria kombëtare është në duart e tij.
Sipas Leskaj Berisha nuk u përgjigj për 5 pika si marrëdhëniet e Fazllic me BG&R; marrëdhëniet e Fazllic me Qeverinë; përfitimet e tij nga parat publike të energjisë; mos pagimin e taksave si dhe për pastrimin e parave.
“Me fjalimin e tij, Kryeministri bëri dje një përpjekje e dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga skandali Fazllic, që e bën direkt përgjegjës dhe kjo është kapje e shtetit”-deklaroi Leskaj Kryeministri nuk u përgjigj pse ka shpërfillur interesat e shtetasve të këtij vendi, për sa kohë që mes interesave të vendit dhe atyre të Fazllicit ka zgjedhur këtë të fundit.
Leskaj në emër të Partisë Socialiste deklaroi edhe një herë mbështetjen për prokurorinë për zbardhjen e skandaleve të kësaj qeverie nga krimi shtetëror në Gërdec deri te afera Fazllic.