Lëvizja e municioneve shkakton panik te banorët e zonës
Prej pesë ditësh, dhjetëra automjete ushtarake të tonazhit të
rëndë po qarkullojnë në fshatin Grizë, një kilometër larg Patosit
dhe shtatë kilometra larg Fierit. Mësohet se automjetet ushtarake
lëvizin nga reparti i Grizës që mban numrin Nr.43/02 e
që ndodhet 100 metra larg fshatit, pothuaj ngjitur me një shkollë
fillore. Sipas burimeve nga drejtues të këtij reparti ushtarak që
varet nga Baza e Beratit, mësohet se po kryhet zhvendosja e municioneve.
Por, banorët të alarmuar janë shprehur se duan siguri
për largimin e të gjitha municioneve që për ta kanë qenë
vdekje në prag të derës. Banorët kanë kërkuar nga drejtues të repartit
informacion për sigurinë e municioneve, por nuk kanë
mundur të marrin përgjigje. Ata i janë drejtuar prefektit të Fierit,
si dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe qeverisë shqiptare me një peticion,
me anë të të cilit kërkojnë largimin e menjëhershëm nga
Griza të të gjitha municioneve.