Prangosen tre studentë, trafikonin euro false, kapen edhe me drogë
Pas vëzhgimit dhe përgjimit për një javë rresht, zyra e anti
trafikut në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, arriti të prangosë
tre studentë, të cilët akuzohen për trafik droge dhe
parash në valutë, false. Mbrëmë, rreth orës 21:00, uniformat
blu kanë ndaluar në banesën e tyre të marrë me qira, studentët
Robert Karaj, 23 vjeç, Bedri Noka, 20 vjeç, dhe Ervis
Tashku, 23 vjeç. Sipas burimeve zyrtare nga policia e kryeqytetit,
të rinjtë janë mbajtur nën vëzhgim pas të dhënave operative
se ata trafikonin nga shteti fqinj, Maqedonia, euro
false, të cilat i konvertonin në Tiranë. Pas "kopsitjes" së pjesëmarrjes
së tyre në një rrjet ndërkombëtar që prodhon dhe
shpërndan valutë të falsifikuar, policia ndërhyri në orët e
vona të natës së mbrëmshme në banesën e tyre. Pas kontrollit,
tre të rinjve iu kapën 3 mijë euro false, si dhe rreth një
kilogram kanabis sativa, i paketuar gati për shitje. Studentët
janë prangosur dhe për disa orë dje në mbrëmje janë marrë
në pyetje nga inspektorët e antikrimit ekonomik. Sot pritet
që ata të pyeten edhe për çështjen e sasisë së drogës së kapur,
për të cilën fillimisht pretenduan se e kishin në banesë për
përdorim vetjak. Gjatë kontrollit, policia faktikisht ka gjetur
pesë studentë, por sipas njoftimeve vetëm tre prej tyre janë
mbajtur të shoqëruar.