E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Tiranë, Takimi i Komisionit të Partneritetit të vendeve të “A5 + SHBA”

14-12-2011 / Gazeta 55

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, diskutojnë për çështje që lidhen me rritjen e mbështetjes publike për NATO-n
 
Siguria dhe bashkëpunimi si garanci për stabilitet rajonal e më gjerë do të jetë një nga çështjet kryesore që do të diskutohen sot në Takimin e Komisionit të Partneritetit të vendeve të A5 + SHBA. Takimi, i cili zhvillohet në kuadër të kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut, do të ketë në qendër të punimeve edhe ecurinë dhe përparimin e vendeve para Samitit të NATO-s në Çikago, si dhe çështje të tjera që lidhen me rritjen e mbështetjes publike për NATO-n, duke angazhuar shoqërinë civile për integrimin Euro-Atlantik të Evropës Juglindore. Gjithashtu, në këtë Takim do të diskutohet mbi bashkëpunimin praktik të vendeve të A5 në fusha të ndryshme.
Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, në takimin e Komisionit të Partneritetit do të marrin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut (A5), përfaqësuesi i SHBA-së, si dhe ministrat e punëve të jashtme të Kosovës dhe Serbisë. Në përfundim të takimit vendet anëtare të Kartës së Adriatikut do të miratojnë një Komunikatë të Përbashkët.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›