E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i KFOR-it vizitë zyrtare në Tiranë

Komandanti i KFOR-it Erhard Drews do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në ceremoninë zyrtare e cila do të organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes ai do të pritet nga ministri i mbrojtjes Arben Imami dhe nga personalitete te larta të mbrojtjes në vendit tonë.
 

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Erhard Drews do të takohet me ministrin e mbrojtjes Arben Imami dhe shefin e shtabit të Përgjithshëm Gjenaral Major Xhemal Gjunkshin.
 

Gjeneral Majori Erhard Drews e mori detyrën si komandat i KFOR-it në Kosovë në shtator të vitit 2011 ndërsa më herët ka qënë komandant i divizionit të desantit ajror në Bundeswehr.
 

Aktualisht në Kosovë ndodhen rreth 6000 ushtarë të KFOR-it, përfshirë edhe ushtarët të cilët erdhën si përforcim pas aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›