ILDKP-Bashkia e Tiranës për shmangien e konfliktit të interesit
Lufta kundër korrupsionit dhe ndaj konfliktit të interesit është në qendër të një takimi të organizuar sot nga ILDKP dhe OSBE me Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Në një konferencë të përbashket mes tyre, ILDKP ka numëruar rastet kur dhe si duhet të veprohet për shmangien e konfliktit të interesit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Zv. ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Redford ka këshilluar anëtarët e Këshillit Bashkiak të bashkëpunojnë, ndërsa shtoi se duhet luftuar korrupsioni, që sipas tij është “problem për shoqërinë shqiptare në shumë sektorë”.