Morinë, arrestohet serbi, kishte vjedhur armë në Mal të Zi

Një shtetas serb është arrestuar nga policia shqiptare pasi ishte dënuar nga gjykata e Malit të Zi për vjedhje të disa municioneve.
Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tirana thekson se është arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi serb i shpallur në kërkim, Milan Vlastimir Mitiç 33 vjeç, lindur në Nish të Serbisë.
Arrestimi i tij është bërë pasi më datë Gjykata e Herceg Novi në Mal të Zi, e ka dënuar shtetasin në fjalë me 1 vit e një muaj burg, për veprën penale të "Vjedhjes në rrethana rënduese".
Ky shtetas gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak në kazermat e Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi në Kumbor, në bashkëpunim me persona të tjerë ka thyer depon e armatimit dhe ka vjedhur 3 pistoleta të tipit Crvena Zastava M57.