Komandot ankohen tek Avokati i Popullit
23/03/2010 Largimi nga radhët e ushtrisë
TIRANE- 28 komando nga Forcat e Armatosura të liruara së fundi nga detyra i janë drejtuar Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtave të tyre nga Ministria e Mbrojtjes për largim të paarsyetuar. Duke qenë se ish-ushtarakët me grada nënoficerë u ankuan përgjatë misionit të tyre në Afganistan se u ishte shkelur kontrata që firmosën me shtetin, ky reagim i tyre është motivuar si turpërim i atdheut jashtë vendit dhe rebelim ndaj institucionit. Gjatë takimit që komandot kanë pasur me inspektorin e Avokatit të Popullit, Iliaz Ceco, ata kanë shpjeguar se nuk u është komunikuar asnjë vendim me shkresë zyrtare, ndërkohë që janë informuar nga roja e institucionit se nuk mund të lejoheshin të hynin pasi ishin përjashtuar nga ushtria. Po kështu në pretendimin e tyre thuhet se ata nuk janë rebeluar sikurse cilësohet nga zyrtarët, por kanë reaguar për shkeljen e kontratës të firmosur në gusht të vitit 2009, përpara se të niseshin për në Herat të Afganistanit. Në dokumentin në fjalë nënoficerët kanë firmosur se do paguheshin 60 dollarë dita, por kjo shumë u është tatuar dhe ata kanë marrë vetëm 54 dollarë, shkelje kjo sipas tyre që i ka shtyrë të ankohen në grup në muajin dhjetor. Ndërkohë që zyrtarë të Forcave të Armatosura mbajnë qëndrimin se përgjatë muajit dhjetor kur komandot ishin me mision në Herat dhe Shinad kanë braktisur misionin duke mos pranuar të dalin me shërbim.