E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria favorite për të fituar

Bastet

Kombëtarja shqiptare niset lehtësisht e favorizuar për të fituar në miqësoren e sotme kundër Irlandës së Veriut. Triumfi i kuqezinjve në takimin e parë të vitit 2010, që do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, kuotohet 2.3. Koeficient të afërt me atë të skuadrës së Josip Kuzhe ka edhe fitorja e Irlandës së Veriut: pavarësisht mungesave të shumta, 2.5 është kuotimi që kompanitë ndërkombëtare të basteve u bëjnë të besuarve të Najxhëll Uorthington. Një pikë e fortë e kundërshtarëve të Shqipërisë, cilësohet sulmuesi 30-vjeçar i Ipsuiç Taun, David Heili. Barazimi në këtë miqësore ka koeficientin 3.3.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›