E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe FSHF-Qemal Stafa, vjen zgjidhja

Stadium

Nisi si një ringjallje e konfliktit të vjetër përplasja e fundit mes FSHF-së dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, por vetëm një ditë para ndeshjes miqësore Shqipëri-Irlandë e Veriut është gjendur një zgjidhje e përkohshme. Dje në mëngjes palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje, e cila është kronkretizuar me hedhjen e firmës në një kontratë, që mundëson vetëm zhvillimin e miqësores së sotme. Po ashtu është zgjidhur edhe problemi i ndriçimit artificial. Në kontratë është e parashikuar edhe një pikë, ku FSHF-ja garanton se do ta sigurojë vetë motorin gjenerator, i cili do të duhet të përdoret për të shmangur një skandal të mundshëm “blackout”-i, si tek ai Gramozi-Real Madrid.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›