E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, Duka takon pesë trajnerë italianë

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka zhvilluar takime me pesë trajnerë italianë këto ditët e fundit. “Calcio News” bën të ditur se kreu i FSHF-së ka qenë fundjavën që lamë pas në Milano, për t’u takuar me teknikë si Xhankarlo Kamoleze, Xhani De Biazi, Beni Karbone e Bepe Pilon, emra mjaft të njohur të trajningut në Itali. Ndërkohë, një javë më parë, ai pati një takim në Vjenë me ish-trajnerin e Kievos Mario Bereta.

Pas sfumimit të tregut gjerman, FSHF duket se është hedhur drejt atij italian, ku numri i trajnerëve të papunë është i madh. Gjithsesi, kërkesat e tyre financiare duken të larta për financat e FSHF-së. “Një prej këtyre trajnerëve mund të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare”, shkruan agjencia “Calcio News”.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›