E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi, Ksavi e Ronaldo, tre rivalët për “Topin e Artë”

FRANCË- Lionel Mesi, Ksavi Hernandez dhe Kristiano Ronaldo janë tre kandidatët për të fituar “Topin e Artë” të FIFA-s për vitin 2011. Revista franceze “France Football” dhe sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Zherom Valke, kanë zbuluar emrat e atyre që pretendojnë trofeun më të rëndësishëm në karrierën personale të një futbollisti.

Edhe pse fitoi “Topin e Artë” në vitet 2009 dhe 2010, Lionel Mesi mbetet sërish favorit për ta fituar këtë trofe për të tretin vit radhazi. Nëse fiton, ai barazon rekordin e Johan Krujf, Mishel Platini e Marko Van Basten, që e kanë fituar “Topin e Artë” tre herë rresht. Për çmimin “Trajneri i Vitit”, tre kandidatët janë Pep Guardiola, Zhoze Murinjo e Aleks Ferguson. Trofetë do të jepen më 9 janar në Zyrih.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›