Izrael,nisin votimet për parlamentin e ri
Izraelitët u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme për parlamentin e ri. Sipas sondazheve rezultati i votimit pritet të jetë i ngushtë, pasi partia e qendrës Kadima, e udhëhequr nga ministrja e jashtme Tzipi Livni, është afruar shumë me partinë e djathtë, Likud, të ish-kryeministrit Beniamin Netanyahu, e cila ka kryesuar në sondazhe gjatë gjithë fushatës. Megjithatë, sondazhet tregojnë se Izraeli pritet të hedhë një hap djathtas. Sondazhet flasin, gjithashtu, për një përkrahje të madhe për partinë e ekstremit të djathë, Izraeli Shtëpia Jonë, që drejtohet nga emigranti rus Avigdor Lieberman.