E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja: Një 10 për Presidentin Sejdiu

(www.albania-sport.com) – Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u nderua me bluzën me numër 10 të Kombëtares së Shqipërisë e ku në të shkruhej emri i pasuesit të Ibrahim Rugovës në krye të shtetit më të ri në botë. Në pritje presidenciale në Prishtinë ishin të pranishëm nga delegacioni shqiptar i përbërë nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferi, ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›