Fadil Vokrri: “Faleminderit Shqipëri!”

(www.albania-sport.com) - Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadri Vokrri, një prej legjendave të futbollit kosovar, pohoi gjatë konferencës për shtyp, se përballja me Shqipërinë në ditën e dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ishte së pari një nderim i veçantë për të dy vendet, duke shpresuar në bashkëpunimin e thellë midis dy federatave. “Falënderoj Kombëtaren Shqiptare, e cila ishte këtu me ne për ta festuar së bashku Ditën e Pavarësisë. Bashkëpunimi me FSHF-në nuk ka munguar asnjëherë, dhe kjo u dëshmua edhe me këtë ndeshje miqësore. Shpresoj dhe besoj se në të ardhmen ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe thellohet edhe më tej, në mënyrë që edhe futbolli i Kosovës të përparojë”, - theksoi Vokrri, i zgjedhur në krye të FFK-së, në shkurt të vitit 2008. Vokrri, një lojtar i Prishtinës së viteve 1980 (1980-1986, 172 ndeshje, 55 gola), është përfaqësuesi më i famshëm i Kosovës në kohën e ish-Republikës së Jugosllavisë, madje ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili