Kombëtarja U 17, sot ndeshja me Finlandën
Kombëtarja shqiptare e grup moshës U 17 do të zhvillojë sot me Finlandën, në orën 15:00, ndeshjen e parë eliminatore, të vlefshme për kampionatin europian. Partërinjtë kuqezinj, pas një jave përgatitjesh në Ulqin të Malit të Zi, dje u nisën drejt Finlandës, ku dhe do të luhen të gjitha ndeshjet e grupit 10. Për trajnerin Ardian Mema do të jetë ndeshja e parë në krye të kombëtares U 17. Përballjen e dytë, kuqezinjtë e kanë të enjten me Bjellorusinë, ndërsa ndeshjen e fundit të dielën me Maqedoninë.