E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja U-19 përgatitet në Strugë

Kombëtarja kuqezi e të rinjve U-19, e drejtuar nga trajneri Ramadan Shehu, vazhdon ende fazën e saj përgatitore në Strugë të Maqedonisë. Gjithçka bëhet në favor të eliminatoreve të Europianit, i cili pritet të zhvillohet në San Marino nga 13-18 nëntor. Në lidhje me informacionet e fundit në kampin shqiptar informon nga Maqedonia përfaqësuesi i zyrës për shtyp në FSHF, Lysjen Nurishmi: "Aktualisht jemi duke u përgatitur në Strugë, ku po zhvillohen dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite. Skuadra, fillimisht po përgatitet për dy takimet miqësore që kemi me Qipron, që do të luhen nga 5-7 nëntor në ishullin e Afërditës dhe më pas do të udhëtojmë drejt San Marinos për eliminatoret e Grupit 1, ku do të përballemi me skuadra të forta si Italia e Irlanda, por edhe me San Marinon". Këto përgatitje shikohen si një hap konsolidimi për skuadrën në prag të eliminatoreve. Sipas Nurishmit gjendja fizike e lojtarëve është e mirë, dhe ky shikohet si një fakt premtues për kuqezinjtë e Ramadan Shehut.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›