Operohet Iakuinta, 30-40 ditë pushim
Juventusi vazhdon të ketë probleme me dëmtimet e lojtarëve. Të martën, sulmuesi më në formë i skuadrës së Çiro Ferrarës, Vinçenco Iakuinta, do të operohet në meniskun e gjurit të majtë. Lojtari u grumbullua për sfidën me Sienën, pavarësisht problemit në gju, por ditën e ndeshjes, për shkak të dhimbjeve të forta, ai nuk u aktivizua dhe rezonanca magnetike tregoi se operacioni ishte i nevojshëm. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Iakuinta duhet të qëndrojë 30 deri në 40 ditë jashtë fushave të lojës.