E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, më në fund një pikë në transfertë

Pogradeci dhe Partizani barazuan 1-1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së tetë të Kategorisë së Parë, të zhvilluar dje. Takimi në fjalë u luajt në stadiumin qytetit të Korçës, ku të dyja skuadrat nuk mundën t‘i imponohen njëra-tjetrës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën fillimisht shënoi ekipi i Pogradecit me anë të Pengut në minutën e 71-të. Për Partizanin barazoi Bakalli në minutën e 77-të. Kjo ishte pika e parë e Partizanit në transfertë pas tri humbjeve radhazi. Kjo ishte pika e parë në transfertë e të kuqve, që nën drejtimin e Bejzades duket se kanë ndryshuar shumë gjëra. Pas kësaj ndeshjeje, trajneri i të kuqve, Skerdi Bejzade, ka atakuar gjykimin, si të njëanshëm dhe tendencioz, që ka favorizuar hapur pogradecarët. Golin për të kuqtë e shënoi Ishka, me kokë. Pogradeci u ngjit në kuotën e 16 pikëve, vendi i tretë, ndërsa Partizani në atë të 13 pikëve, vendi i gjashtë. Gjithsesi edhe kjo paraqitje e fundit e të kuqve mund të konsiderohet e mirë, duke marrë parasysh problemet financiare që vazhdojnë të jenë të pranishme në klubin, i cili ka shkruar me germa të arta emrin e tij në historinë e Shqipërisë.

A. M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›