E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, Vodafone i bashkohet emocioneve të ndeshjes Shqipëri-Portugali



Për të dytin sezon radhazi, Vodafone Albania është Sponsor Gjeneral i Skuadrës Kombëtare të Futbollit, dhe Kombëtarja Fan Club është një nga promovimet më të suksesshme të momentit, duke forcuar edhe më tepër lidhjen e ngushtë midis skuadrës kombëtare dhe fansave të saj në të gjithë Shqipërinë. Për këtë qëllim, procesi i anëtarësimit të fansave në “Kombëtarja Fan Club” ka pasur një ritëm të jashtëzakonshëm. I nisur para pak ditësh, ai vazhdon të jetë ende në dispozicion të të gjithë fansave të kombëtares. Mjafton të shkruani tekstin “Kombëtarja” dhe ta dërgoni atë në numrin 15 119 dhe ju bëheni automatikisht anëtarë të “Kombëtarja Fan Club”. Dhe ky anëtarësim bëhet shumë më i rëndësishëm, duke nisur nga data 25 maj 2009. Në këtë ditë Vodafone Albania nis shorteun 11 ditor të shpërndarjes së 3 mijë biletave dhuratë, për fansat e kombëtares që janë anëtarë të “Kombëtarja Fun Club”. Gjithashtu, të gjithë fansat e anëtarësuar duhet të kenë parasysh se për të marrë pjesë në shorte, duhet të kenë kryer një rimbushje prej 1 mijë lekësh, gjatë 24 orëve të fundit, përpara zhvillimit të secilit nga 11 shortetë e planifikuar. Gjatë kësaj periudhe pjesëmarrësit në shorte mund të kryejnë më tepër se një rimbushje, duke rritur kështu shanset për të fituar. Gjithsesi, gjatë procesit të shorteut anëtarët mund të zgjidhen vetëm një herë fitues, pavarësisht numrit të rimbushjeve të kryera.

27 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›