Alves beson në përsëritjen e tre titujve

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves është optimist për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpreson të fitojë përsëri tre tituj me superfuqinë katalane. Barcelona aktualisht është lidere në La Liga me pesë pikë epërsi ndaj rivalit Real Madrid.
Ata do të takohen me skuadrën e Jose Mourinhos në finale të Copa del Rey më 20 prill, ndërsa në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të ndeshen me Shakhtar Donetskun.
“Jemi duke menduar për një ndeshje pas tjetrës dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg në të gjitha garat. Do të jetë shumë vështirë të fitojmë të tre titujt përsëri, por nuk është e pamundur. Ne duhet të mbesim të përqendruar për çdo ndeshje”, tha Alves për El Mundo Deportivo. Barcelona kishte fituar të tre titujt më 2008-09.
Ylli brazilian foli edhe për mundësinë e kalimit në finale të Ligës së Kampionëve në Wembley dhe theksoi se synon të shkruajë histori.
“Ende nuk kam folur asnjëherë për finalen në Wembley, por vërtet duam ta fitojmë garën. Nuk ka rëndësi për ne që finalja luhet në Wembley. Ju duhet të shkruani historinë në një klub dhe ne mund ta bëjmë këtë, duke fituar përsëri Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.