Kombetarja, bum ftesash per miqesore

Kombetarja shqiptare ka marre disa ftesa per ndeshje miqesore, por asnjera prej tyre nuk eshte e realizueshme. Data ne te cilen kerkohet te luhet eshte me 31 gusht ose 1 shtator, cka e ben te pamundur realizimin, pasi me 2 shtator Shqiperia luan ne Minsk te Bjellorusise ndeshjen e pare per kualifikueset e kampionatit evropian Euro 2008. Uruguaji dhe Kili jane skuadrat nga Amerika Latine qe kane kerkuar te ndeshen me kuqezinjte, nderkohe qe nje faks ka ardhur edhe nga klubi spanjoll i Seviljes. Por habia me e madhe ka qene nje kerkese e ardhur nga kombetarja e Bullgarise. Shqiperia dhe Bullgaria bejne pjese qe te dyja ne Grupin G te kualifikueseve dhe do te ndeshen midis tyre me 28 mars 2007 ne Sofje, nderkohe qe edhe bullgaret do te luajne me date 2 shtator, ne nje ndeshje teper te rendesishme, kunder Rumanise, rivali i drejteperdrejte per vendin e dyte, duke llogaritur Holanden si te paarritshme ne vendin e pare. Ne FSHF nuk kane qene ne gjendje ta shpjegojne kete ftese per miqesore nga Bullgaria dhe ndoshta i vetmi shpjegim do te ishte ndonje lajthitje e derguesit te faksit. D.I.