E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo: “Për Gallas nuk ka asnjë ofertë”

Dhe pse mbrojtësi francez Gallas ka thyer rregullin, duke treguar mungesë respekti për shokët dhe skuadrën, duke mos u rikthyer në kohë nga pushimet për tu përgatitur për sezonin e ri, tekniku Murinjo mendon që të vazhdojë të punojë me të. Portugezi i ashpër ndaj Gallasit, ka nënvizuar dhe faktin se "për momentin Celësi nuk ka asnjë ofertë nga klubet". Kur për Gallas ka mbetur dhe një vit nga skadimi i kontratës, Murinjo nuk e ka fshehur se mund të lejojë largimin e mbrojtësit francez, ndaj një ofertë të pëlqyeshme, por ndërkohë nuk e përjashton dhe një ripajtimin me të. "Gallas duhet të vinte në skuadër në të njëjtën ditë me Ballak, por nuk erdhi. Ai po stërvitet me një teknik personal në Londër dhe do të bashkohet me Celësin në fillimin e javës së ardhshme. Ju pyesni për linjë të ashpër. Por ne nuk kemi asnjë ofertë për Gallas. Ne negociuam me Milanin për Shevcenkon, por asnjëherë nuk u përfshi në këtë operacion emri i Gallasit. Përderi sa nuk kemi asnjë ofertë, ai mbetet futbollisti i Celësit". Më tej Murinjo theksoi se brenda familjes, sikundër është një skuadër dhe gabohet, por ato zgjidhen në rrugën më të mire". Për mbrojtësin francez dhe pse është folur shumë nuk ka asnjë ofertë konkrete dhe nga skuadra të tjera përvec Milanit, si Barcelona, Real Madrid apo Inter. Për problemin-Krespo, Murinjo vendoset në një pozicion tjetër: "Krespo ka një situate tjetër dhe ne të gjithë jemi gati për ta zgjidhur", theksoi tekniku portugez, megjithatë dhe për sulmuesin argjentinas asgjë nuk ka konrete. Po Eshli Kol? "Arsenali e di se ne jemi të interesuar për Eshli Kol, e di se ne kemi bërë një ofertë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›