E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare, Breshia s’heq dore

"Nuk leviz nga Lacio, edhe sikur te behemi dhjete sulmuese per nje nje vend, sepse nuk me tremb konkurrenca". Kane qene keto fjalet e sulmuesit shqiptar te bardhekalterve romane, Igli Tares, i pyetur disa dite me pare nga "Sport Ekspres", per ndonje mundesie levizjeje te tij, tani qe tek skuadra e Delio Rosit lojtaret per vijen e pare jane me shumice. Gjithesesi, kjo nuk i ka frenuar aspak drejtuesit e Breshias, te cilet duan medoemos ta kene ne gjirin e tyre, lojtarin, i cili, jo me larg se kater sezone me pare ishte njeri nga idhujt e kesaj skuadre, se bashku me Roberto Baxhion. Keshtu, sipas gazetes italiane, "Brescia Oggi", Tare eshte edhe objektivi kryesor per sulmin e lombardezeve, te cilet nga sa mesohet kane ndertuar nje skuader per t'u patur zili, e cila, duke lene menjane Juventusin, duket se eshte edhe ekipi me i kompletuar i Serise B. Gjithesesi, per te arritur tek Tare, klubit breshian i eshte kerkuar nje shume prej 600 mije eurosh, te cilat dhet te derdhen ne arken e boshatisur disi te Lotitos, pas skandalit te fundit, ku ai se bashku me skuadren e tij ishte i perfshire. Nje shume kjo, qe sipas gazetes italiane, eshte thuajse e papranueshme, duke patur parasysh se Tare nuk eshte me nje futbollist i viteve te tij te para, e aq me teper qe pavaresisht se ka thuajse 5 vjet qe po militon ne Serine A, ka nje sezon qe nuk po aktivizohet rregullisht. Megjithate, kjo, sipas drejtuesve lombardeze nuk do te thote se ata do te heqin dore nga "pyka", e cila mund t'i zgjidhte shume pune ne vijen e pare, ku nga eksperienca e kesaj skuadre, me shume sesa per te shenuar vete, Tare eshte nje "sponde" shume e vlefshme, per sulmuesit e shpejte te Breshias. Dhe, nese kesaj, i shtohet eksperienca e ketij lojtari, atehere konkluzioni eshte i padiskutueshem: Lojtari duhet te blehet! Por 600 mije euro jane perseri shume per klubin lombardez, i cili po mendohet t'i jape Lacios kartonin e ndonje futbollisti premtues, ne kembim te Tares

Gjergj Cicani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›