E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Murati 90 minuta ne fitoren e Panserraikosit

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Mesfushori i kombetares shqiptare, i cili aktivizohet ne rradhet e skuadres te Panserraikos, Edvin Murati ka qene perseri titullar ne ndeshjen e veshtire qe skuadra e tij ka zhvilluar kunder skuadres se Haidharit. Edvin Murati ka luajtur gjate gjithe ndeshjes per skuadren e tij dhe e ka ndihmuar ne fitoren e cmuar qe ka arritur te marre. Pavaresisht se skuadra kundershtare ka arritur te aloje ne avantazh, skuadra e Muratit ka arritur te ktheje rezultatin ne favo te saj.Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 2:1 ne favor te Paserraikos. Kjo fitore jep shume shpresa skuadres se mesfushorit shqiptar per qendrimin ne ligen e dyte greke. Presidenti i skuadres ka premtuar lojtareve se per cdo fitore do tju shperndaje nga 10 000 bonus. Me kete 3pikesh, Panserraikos ngjitet ne vendin e 12 me 28 pike por me nje ndeshje me pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›