E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: “Roni, i rëndësishëm për të ardhmen”

Karlo Anceloti thurr elozhe për Ronaldon, protagonistin e derbit Inter-Milan (2-1). "Mua më mjafton ta shoh gjithmonë kështu, por jam i bindur se vitin e ardhshëm do të jetë në majë". Tifozët e Interit e pritën brazilianin në mënyrë të vecantë. "Ronaldo ishte i fyer për sharjet në drejtim të familjes së ti, fishkëllimat e tifozëve të zhgënjyer edhe mund të qëndrojnë, por ai reagoi në mënyrë korrekte", është shprehur tekniku kuqezi për "Rai Radio Anche'io Sport". "Derbi u luajt në mënyrë të ashpër por ishte korrekt. Gjesti i Materacit i shërbeu Ronaldos për të përballuar sharrjet e tifozëve. Si një pasionant i futbollit unë e kam admiruar gjithmonë Ronaldon dhe duke e parë nga afër thjesht konfirmova përshtypjen që kisha patur më parë. Është një lojtar unik për talentin që zotëron. Duhet të përmirësojë kondicionin fizik, besoj se sezonin e ardhshëm do të jetë në gjendjen më të mirë. Jemi shumë të kënaqur me atë që ka bërë deri tani. Ronaldo është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një pedinë e rëndësishme për vitin e ardhshëm".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›