E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrenezi kthehet me medalje

Shkup - Të shtunën në Ostia të Italisë përfundoi turneu i 20-të tradicional në mundje "Trophy de Milan". Mundësi numër një i Maqedonisë, Lulzim Vrenezi ka shënuar një rezultat shumë të mirë duke zënë vendin e tretë. Ai në rrugën drejt medaljes ka fituar ndaj garuesve të Italisë, Shqipërisë dhe SHBA, ndërsa u ndal nga mundësi polak. "Jam i kënaqur me
rezultatin e arritur. Fitova ndaj disa mundësve cilësor, por fati ishte kundër meje kur u ndesha me polakun, prej të cilit pësova 2:0 në raunde", tha Vrenezi përmes celularit nga Italia. Në këtë turne luftëra të mira tregoi edhe mundësi me përvojë Ali Tusha. Ai ka mposhtur italianin e njohur Krimore me rezultat 7:3, por humbi nga një hungarez me rezultat të ngushtë. Në turneun "Trophy de Milan" morën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia, Austria, Bjellorusia, SHBa, Kanada, Kolumbia, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Slovenia, Spanja dhe Hungaria.

Avdyl Salihu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›