Kombëtarja, dy stërvitje në Maltë
Autori i Lajmit: red.
Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi stërvitjet e para në kryeqytetin e Maltës, La Valeta, por me shtatë mungesa, pasi sikurse dhe ishte paralajmëruar, me skuadrën nuk u bashkuan lojtarët që luajtën në fundjavë me klubet e tyre. Trajneri holandez i kuqezinjve, Ari Han, zhvilloi seancën e parë stërvitore vetëm me 12 lojtarë, nga 19 futbollistë që ka thirrur për përballjen e dytë kundër maltezëve, më 11 shkurt, por pa praninë e tifozëve dhe mediave. Sipas burimeve zyrtare nga FSHF, stërvitjeve të tjera priten t u bashkohen futbollistët Erjon Bogdani, Ervin Skela, Arjan Beqaj, Gilman Lika dhe Saimir Ujkani. Fakt interesant është se vetëm Skela u aktivizua gjatë fundjavës, ku mesfushori luajti 90 minuta në takimin që Energie Kotbus fitoi 3-1 me Hanoverin, ndërsa lojtarët e tjerë ishin në stolat rezervë. Kombëtarja shqiptare luan kundër Maltës, ditën e mërkurë (më 11 shkurt) në Ta Qali, (Maltë) në orën 19:30. Malta, vendi ku përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës më 11 shkurt, është vendi ku Kombëtarja shqiptare ka arritur disa prej rezultateve të saj më të mira. Në shkurt të vitit 2000, Kombëtarja shqiptare, nën drejtimin e trajnerit Medin Zhega, fitoi trofeun e dytë ndërkombëtar gjatë historisë gati 80-vjeçare të saj, “Kupën Rothmans”, të organizuar në La Valeta të Maltës, pasi kishte dështuar më parë në turneun e vitit 1998. Gjithsesi, historia statistikore e ndeshjeve ndaj kundërshtarit tonë më 11 shkurt 2009, ka nisur gati 14 vjet më parë, me ballafaqimin e parë të Shqipërisë me Maltën më 16 gusht, 1995 me një ndeshje miqësore të luajtur po në Ta Qali. Kombëtarja, e drejtuar nga Neptun Bajko, humbi 2-1, teksa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Alban Bushi, goleadori më i mirë historik i Shqipërisë me 14 gola. Më 6 shkurt 1998, Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi, barazoi 1-1 me Maltën me gol të Ilir Shulkut. Dy vjet më pas, më 10 shkurt 2000, Shqipëria, e drejtuar nga Medin Zhega, fitoi me Maltën 1-0, falë golit të Vioresin Sinanit, në ndeshjen e vlefshme për trofeun “Rothmans”. Nga ai formacion historik, në dispozicion të trajnerit Ari Han janë ende të gatshëm portieri Arjan Beqaj dhe fantazisti Ervin Skela. Kjo kupë kishte më shumë karakter simbolik, por gjithsesi, trofeu i bukur çeli dhe serinë e fitoreve në ndeshjet kundër Maltës. Tri ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare kundër Maltës i bashkon rezultati i njëjtë, 3-0. Kombëtarja, e drejtuar nga Medin Zhega, fitoi 3-0, më 15 nëntor 2000, me gola të Rudi Vatës dhe të Bogdanit dy herë. Skuadra e udhëhequr nga kroati Oto Bariç, më 22 gusht 2007, fitoi po me rezultatin 3-0 me gola të Salihit, Berishës dhe K. Duros. Përfaqësuesja e drejtuar nga holandezi Ari Han, më 10 shtator 2008 (takim zyrtar) përsëriti të njëjtin rezultat: 3-0, me gola të Bogdanit, K.Duros dhe Dallkut.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009