Mançini: “Interi, kampion edhe për këtë vit”
Autori i Lajmit: red.
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini, thotë se “zikaltrit” me shumë lehtësi do ta fitojnë kampionatin në Serinë A edhe këtë sezon. Mançini i dhuroi Interit tre tituj radhazi në Serinë A, por për shkak të paraqitjeve të dobëta në Ligën e Kampionëve dhe pamundësisë për të arritur në 1/8 e finales, presidenti Masimo Morati e shkarkoi dhe solli në vend të tij strategun portugez Hose Murinjo. “Interi nuk ka probleme reale për të fituar titullin në Serinë A. Pa marrë parasysh cili do të jetë rezultati i derbit të qytetit, skudeton do ta fitojë Interi”, - ka deklaruar Mançini. “Patjetër që mungesa e Kakasë do të jetë një problem i madh për Milanin në derbin, pasi ai gjithmonë mund të jetë faktor ndryshimi. Megjithatë, këto janë ndeshje të veçanta dhe mungesat e lojtarëve kyç mund edhe të mos llogariten shumë”, - ka shtuar italiani.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2009