Loris: Na pret një klimë armiqësore në Tiranë

/* */
Hugo Loris, portieri i Lionit dhe i ekipit të Francës, tha gjatë një konferencë për shtyp, se është duke pritur “një klimë shumë armiqësore”, të premten në Shqipëri, kur të dyja skuadrat të përballen për eliminatoret e Euro 2011-s.
A është i vetëdijshëm grupi për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve?
Po e kemi vetëdijen e nevojshme. Janë dy ndeshje të rëndësishme për ta na afruar drejt kualifikimit. Objektivi është të jemi pak a shumë të kualifikaur për finalet e Europianit pas këtyre dy ndeshjeve, kështu që ne kërkojmë gjashtë pikë. E dimë se do të jetë shumë e vështirë, dhe e dimë se çfarë na pret. Në Shqipëri, na pret në klimë shumë armiqësore, ka një ekip që të gënjen.
Çfarë dini per skuadren shqiptare?
Kemi një javë që i studiojmë. E kemi ndjekur ecurinë e tyre, dhe kjo rrezikon të jetë e vështirë. Ka një publik shumë të nxehtë, një ambient shumë armiqësor. Lojtarët do të jenë të supermotivuar dhe dëshirojnë të fitojnë. Përveç Lorik Canës, nuk njoh asnjë tjetër nga skuadra shqiptare. Por, ata kanë pasur rezultate të mira dhe janë akoma në garë për t’u kualifikuar. Kjo do të thotë se është një ekip i mirë. Kolektivisht dhe individualisht duhet të bërë një ndeshje e plotë, në përqendrim, teknikisht dhe në investim. Nuk mund ta dish kurrë histornë e një ndeshjeje, duhet pasur kujdes në gjithçka, sidomos kur luan jashtë.
Ju do të jeni sërish një faktor përcaktues në mbrojtje, që tashmë e njihni mirë...
Kemi pasur shansin të luajmë së bashku në miqësoren kundër Kilit. Me Erik Abidal, kemi luajtur shumë së bashku, por kam dhe luajtur edhe e Jun Kabul në ekipin e të rinjve. Jemi duke punuar që lojtarët të përshtaten me rolin e tyre. Kjo vjen ndeshjeje pas ndeshjeje.
Trajneri Lorent Blank flet për ndeshjen në Bosnjë si nje referencë. A janë të ngjashme dy ndeshjet e ardhshme?
Mund të na frymëozojnë pak. Ishte një ndeshje e plotë, pikërisht në termat e agresivitetit. Fituam një numër të madh duelesh, morrëm kontollin e topit në këtë ndeshje dhe bëmë diferencën, dhe në një kontekst ajo ndeshje ngjan me atë që mund të na presë me Shqipërinë dhe Rumaninë, dy vende të tjera në të cilat në transfertë nuk është e lehtë të fitosh. Por, megjithatë janë dy ambiente ku të pëlqen të luash, edhe pse nuk është shumë evidente.