Franc Veliu: Kuzhe, me llogarit dhe mua
/* */
Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu, ishte dhe risia në listën e 23-lojtarëve të thirrur nga trajneri Josip Kuzhe për ndeshjet me Francën dhe Luksemburgut. Në fakt, Veliu, i konsideruar si një nga mbrojtësit e rinj më të talentuar të kampionatit vlonjat, ishte pjesë e Shqipërisë (B) në humbjen 4-0 me Argjentinën e Lionel Mesit në Buenos Aires.
“Franca ka lojtar të spikatur, të cilët luajnë me disa nga ekipet më të mëdha në Europë. Çdo lojtar ka kënaqësi që të jetë në fushë dhe të përballet me një ekip si Franca. Jam i kënaqur që jam pjesë e Kombëtares, pastaj nëse do të më jepet mundësia të luaj, do të jetë akomë më mirë. Jam i gatshëm, sa herë që trajneri Kuzhe, apo çdo trajner tjetër më therret në Kombëtare. Luksemburgu? Është një shans dhe për mua”, - tha Veliu.
Gjatë merkatos së verës, për Veliun u përmendën disa pista ndërkombëtare për një transferim të mundshëm, në Bullgari, Kroaci, Qipro, Greqi, e së fundi në Çeki te Jabloneci. “Nuk kam pasur asnjë ofertë konkrete që të më kënaqë. Është me vlerë që të luaj në një kampionat të huaj, pasi më ndihmon edhe në aktivizimin në Kombëtare. Por, tani për tani mendoj vetëm për Flamurtarin. Me atë do të luaj. E ardhmja ime është përpara”.